Lexoni edhe:
Infektologu Ramadani flet për variantet Delta dhe Mu, thotë se e vetmja rrugëdalje është vaksinimi
Një shpërndarës droge është vënë në pranga në Gjermani, pasi kishte telefonuar aksidentalisht policinë teksa ishte duke fjetur.
Operatori në polici ju përgjigj telefonatës, e cila kishte mbërritur rreth orës 01:00 të natës, por në anën tjetër dëgjoi vetëm gërhitjet e një personi.
Në pamundësi për të mësuar të vërtetën e telefonatës, policia u nis menjëherë drejt banesës nga kishte ardhur thirrja. Policia mbërriti në banesën në Waldbröl, pranë Këlnit dhe gjeti 23-vjeçarin duke fjetur, ndërsa era e kanabisit detyroi policinë të bëjë një kontroll.
Ai këmbënguli se nuk e kishte telefonuar policinë, por kur kontrolloi telefonin e tij zbuloi se kishte telefonuar disa herë emergjencën.
Policia kreu kontroll në banesë dhe zbuloi kanabis, disa tableta ekstazie, kokainë, amfetamina, peshore.
(Kosova Sot Online)