Kush janë nënë e bir që humbën jetën nga virusi

  • G.g /
  • 07 September 2021 - 10:30
Kush janë nënë e bir që humbën jetën nga virusi

Situata nga koronavirus sa vjen dhe rëndohet në Kosovë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Arifi nga Zhegra, pasi nëna Sadije Arifi dhe djali i saj, Agroni, e humbën betejën me virusin.

Haziri ka thënë se kjo është dhimbje e madhe për të gjithë dhe duhet t’i ndërgjegjësojë qytetarët që të vaksinohen kundër këtij virusi.

Sadije Arifi dhe djali i saj, Agroni

Aktualisht janë diku 900 raste aktive me Covid-19 në Gjilan. Deri më tani në Gjilan nga ky virus kanë vdekur 180 persona.

Ditët e fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 6 gra shtatzëna nga Covid si dhe një foshnje vetëm 3-javësh.

(Kosova Sot Online)