![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Aksion i madh i Njësisë Speciale së bashku me inspektorët e AVUK-ut në Pejë
![Aksion i madh i Njësisë Speciale së bashku me inspektorët e AVUK-ut në Pejë](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/07/auto_850x600_policia16310024351631003982.jpg)
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.
Sipas njoftimit mbrëmë është ndërmarr një aksion se bashku me inspektorët e AVUK-ut për të kontrolluar disa lokale nëse janë duke i zbatuar masat anti-Covid.
“ Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, mbrëmë me datë 06.09.2021, duke filluar nga 19:30, njësiti për reagim të shpejtë ( NJRSH), të mbështetur nga njësiti special operativ (NJSO), së bashku me inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë Pejë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, njësitet Policore së bashku ne inspektorët e AVUK-ut, kanë vepruar në disa ekipe dhe kanë inspektuar në të njëjtën kohë tridhjetë e pesë (35) lokale në këtë zonë.
Gjatë këtij plani të inspektimit janë shqiptuar tri (3) gjoba, prej tyre një (1) ndaj personit juridik dhe dy (2) ndaj personave fizik.
“ Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, thuhet mes tjerat në njoftimit e PK-së.
(Kosova Sot Online)