Lexoni edhe:
Dyshohet për dy fëmijë të vdekur në Gjakovë, i zuri zjarri në shtëpi
Mbrëmë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë ka arritur një automjet (pezho) me targa të republikës së Shqipërisë, në të cilën gjendeshin dy persona meshkuj me shtetësi të Shqipërisë, ku pas dyshimeve të ngritura vetura është selektuar për kontrolle.
Vetura është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me Doganën e Kosovës, gjithashtu në bashkëpunim me autoritetet kufitare të Shqipërisë në bazë të dyshimeve të bazuara automjeti është dërguar për skanim, imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për hapësirë të fshehur post fabrikat nën ulësen e pasme.
Dyshohet për dy fëmijë të vdekur në Gjakovë, i zuri zjarri në shtëpi Lexoni edhe:
“Pas hapjen së ulëses së pasme është gjetur bunkeri, në të cilin janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej (8) kg, e (800.74) gram”, njofton policia.
Policia njofton se lidhur me rastin janë si dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me vendim të prokurorit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)