Lexoni edhe:
Nuk e dinte se ishte akoma live, gazetari i BBC-së ankohet për punën
Javën që lamë pas një ngjarje e pazakontë që ka ndodhur në Kosovë është bërë lajm në mediat ndërkombëtare – madje disa edhe filluan të tallen.
Bëhet fjalë për rastin e një 33-vjeçari i cili kishte përpirë telefonin mobil, dhe që për t’ia nxjerrë është nevojitur ndërhyrja e kirurgëve në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Nuk e dinte se ishte akoma live, gazetari i BBC-së ankohet për punën Lexoni edhe:
33-vjeçari i burgosur emri i të cilit nuk është zbuluar, ishte dërguar në gastroenterologji, ku mjekët i nxorën nga barku telefonin Nokia 3310.
Lajmin e kishte konfirmuar edhe mjeku Skender Telaku, i cili tha se pas ndërhyrjes së mjekëve pacientit i është nxjerrë telefoni mobil nga barku.
Mjaftoi vetëm kaq që mediat të ndryshme nga bota të raportojnë për këtë ngjarje të pazakontë. Kështu ndodhi edhe më shoumenin e njohur britanik James Corden, i cili në shoun e tij The Late Late Shoë with James Corden, përmendi se si një person kishte gëlltitur tërë telefonin diku në Kosovë.
“Kalojmë në Kosovë ku kirurgët kanë arritur të largojnë nga trupi i një njeriu telefonin Nokia. Është e vërtetë, shikoni pamjet e rëntgenit. Një njeri e ka përpirë telefonin Nokia”, tha Corden.
E për ta bërë emisionin e tij sa më qesharak, filloi edhe të hamendëson se nga cila pjesë e trupit ky person ka mundur ta fus në bark telefonin.
Imagine one day just accidentally "swallowing" your phone. pic.twitter.com/kJa8s8LjEP
— The Late Late Show with James Corden (@latelateshow) September 8, 2021
(Kosova Sot Online)