Lexoni edhe:
Besnik Bislimi: Serbia u pajtua për hapjen e arkivave, edhe atyre të Kosovës për UÇK’në, mendoj se është në favor tonin
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se sot është liruar nga spitali njëri nga të lënduarit në autobusin që u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë.
“Një lajm i mirë nga Kroacia, Blerim Krasniqi, pasagjer në autobusin i cili u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë, pas një periudhe të gjatë në repartin intensiv, sot është liruar nga spitali. Gjendja e tij është stabile dhe falë angazhimit të mjekëve dhe të gjitha autoriteteve kroate si dhe zyrtarëve tanë nga Ambasada jonë në Kroaci, ai sot është nisur për trajtim të mëtutjeshëm në Gjermani deri në përmirësim të plotë të shëndetit të tij”, tha Sveçla.
Ai tutje ka bërë të ditur se i ka dërguar letër falenderimi homologut të tij në Kroaci për angazhimin e madh pas aksidentit.
“I kam dërguar letër falenderimi Ministrit të Punëve të Brendshme të Kroacisë, Drejtorit të Policisë, Drejtorit të Policisë Lokale dhe Kryebashkiakut të Slavonski Brod, për angazhimin e madh në aksidentin që u mori jetën 10 qytetarëve tanë. Kam pranuar përgjigje të menjëhershme me shqetësimin mbi ngjarjen por edhe obligimin që kanë ndjerë për kujdesin ndaj të gjithë qytetarëve të aksidentuar. Kemi shprehur të dyja palët gadishmërinë për bashkëpunim, me shpresë që do të takohemi në rrethana të tjera të konkretizojmë punët e ti finalizojmë suksesshëm ato”, thotë ai.
(Kosova Sot Online)