
Lexoni edhe:
Mjaft me premtime të mëdha, qytetarët janë në pritje të Qeverisë që nga zotimet të kalon në vepra!
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi në konferencën e sotme për shtyp se 26 pacientë u shtruan në spital në Qendrën Covid në Tetovë gjatë kësaj ngjarje të tmerrshme, dhe stafi mjekësor ishte i përbërë nga dy mjekë dhe katër infermierë.
“12 pacientë që u evakuuan në mënyrë të sigurt nga qendra covid aktualisht janë shtruar në spitalin në Tetovë dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, nu kanë pasoja të zjarrit. Asnjë punonjës shëndetësor nuk ka humbur jetën dhe nuk është lënduar. Trupat e 14 pacientëve janë dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për disa prej tyre autopsia ka përfunduar, disa prej tyre zhvillohen gjatë gjithë ditës. Të vdekurit janë të moshës 29 deri 79 vjeç”, njofton Filipçe.
(Kosova Sot Online)