Lexoni edhe:
Koha për kushte vendimtare kundër Serbisë dhe jo për kompromise!
Kompania gjermane, BioNTech do të aplikojë për miratimin e vaksinës së coronavirusit, të cilën e ka zhvilluar së bashku me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer, për përdorim tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, tha CEO, Ozlem Tureci.
“Gjatë javëve në vazhdim, ne do t’i dorëzojmë rezultatet e hulumtimit tonë për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç tek autoritetet në të gjithë botën dhe do të aplikojmë për miratimin e kësaj vaksine për këtë grupmoshë dhe këtu në Evropë”, tha Tureci për revistën Der Spiegel.
Koha për kushte vendimtare kundër Serbisë dhe jo për kompromise!Lexoni edhe:
Ajo tha se kompania, me qendër në Mainz, Gjermania Perëndimore, ka filluar përgatitjen për të prodhuar një vaksinë për fëmijët, e cila është e njëjtë me të rriturit, por do të jepet në doza më të vogla.
BioNTech aktualisht po vlerëson të dhënat për fëmijët më të vegjël, të moshës gjashtë muaj e lart, dhe rezultatet do të paraqiten deri në fund të vitit.
Ndryshe, vaksina Pfizer-BioNTech tashmë po u jepet në disa shtete edhe fëmijëve mbi moshën 14 vjeçare.
(Kosova Sot Online)