![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve dhe pagesën e lehonave
![Hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve dhe pagesën e lehonave](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/11/auto_241752150_3268696080015656_3580229236200118314_n-600x3601631359328.jpg)
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se është hapur aplikimi për pagesat e lehonave dhe shtesat e fëmijëve.
Përmes një njoftimi ku janë dhënë edhe vegëzat që duhet të ndiqen, kjo ministri ka njoftuar se aplikimi është hapur.
Njoftimi i plotë:
U hap aplikimi për mbështetjen për lehonat dhe shtesat për fëmijë. Ndiqni vegzën përkatëse më poshtë për të aplikuar:
170€ në muaj për nënat e reja (lehonat): https://ekosova.rks-gov.net/SubService/311
20€ në muaj për fëmijët e moshës 0-24 muaj: https://ekosova.rks-gov.net/SubService/312
Nga janari i vitit 2022 gradualisht do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj.
(Kosova Sot Online)