Lexoni edhe:
Digjet një veturë në oborrin e QKMF-së në Pejë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një video-mesazh përmes së cilës u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë në konkurset publike.
Kurti tha se do të ndjekin po të njëjtin standard për të gjithë, në çdo konkurs që është i hapur apo do të hapet në të ardhmen.
Digjet një veturë në oborrin e QKMF-së në Pejë Lexoni edhe:
“Çlirimi i dijeve profesionale dhe i vullneteve qytetare në shoqërinë tonë. Ndërmarrje publike duhet të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset, si dhe të kontribuojnë në buxhetin e Republikës”, tha tutje Kurti.
Kurse ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se gjatë javëve dhe muajve në vijim, Qeveria do të udhëheq procese të rekrutimit për borde të rregullta të drejta për shumicën e ndërmarrjeve publike qendrore.
“Ndërmarrjeve tona publike u duhen gra e burra profesionistë, me integritet e vullnet për t’i shtyrë ato drejt arritjes së potencialit të tyre të plotë”, shtoi Rizvanolli.
Ndërsa, kryeministri Kurti tha se këto duhet të udhëhiqen nga njerëz profesionistë.
“Jo zhvillimin e interesave të ngushta, që mandej i bën ato ndërmarrje barrë për shtetin. Që kjo të arrihet, ne kemi nevojë për vëmendjen dhe interesimin e secilit profesionistë të fushës që prej kohësh kanë pasur interes të kyçen, por që vullneti i tyre është shtypur nga bindjet që kishin për proceset e korruptuara të përzgjedhjes”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)