Lexoni edhe:
Rastet kur lejohet qarkullimi gjatë orës policore
Një 23-vjeçar nga Mitrovica ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjermani.
Sipas mediave gjermane i riu mitrovicas kishte humbur kontrollin e makinës së tij për arsyje të panjohura dhe ishte përplasur në barrierën qendrore.
Rastet kur lejohet qarkullimi gjatë orës policore Lexoni edhe:
Sipas Shtabit të Policisë së Pfalzit, 23-vjeçari nga Regensburg kishte dalur nga korsia me makinën e tij për një arsye të pashpjegueshme, pastaj u fut përsëri në autoban dhe në fund u përplas.
Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Ai u hodh nga makina dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
Mediat lokale kanë raportuar se rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të 23-vjeçarit në Mitrovicë.
(Kosova Sot Online)