![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Arrestohen pesë migrantë dhe kosovari që tentoi t’i kontrabandojë
![Arrestohen pesë migrantë dhe kosovari që tentoi t’i kontrabandojë](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/13/auto_IMG-045ddeb62d28abd8aa5a8574554a5bda-V-600x3601631527719.jpg)
Policia ka arrestuar pesë migrantë dhe një tjetër i cili ka tentuar t’i kontrabandojë ata.
Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës, ka bërë të ditur policia përmes një komunikate për media.
“Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë, më 12.09.2021 rreth orës 17:40, në realizimit të Planit Operativ ‘’Migrimi i pa rregullt“, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje dyshimta të një automjeti me targa vendore dhe i cili ishte ndaluar afërsi të autostradës, afër fshatit Shkozë”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se policia ka kapur pesë migrantët të cilët kanë qenë duke hyrë në veturën e të dyshuarit.
“Patrulla e policisë ka vëzhguar lëvizjet e automjetit dhe në një moment kanë vërejtur se nga mali kanë zbritur pesë (5) persona dhe kanë filluar të hyjnë në automjet. Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kanë ndaluar të dyshuarin dhe pesë migrantët e pa rregullt, të cilët janë shoqëruar për në stacionin e për mbikëqyrjen e kufitare në Vërmicë për procedura të mëtutjeshme”, njofton policia.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq ndaj pesë migrantëve janë kryer nga zyrtarë policorë të Drejtorisë së Migrimit të PK-së.
“Në koordinim me prokurorin për Krime të Renda në Prizren, është iniciuar rasti ‘Kontrabandim me Migrantë’. Hetuesit policorë kanë intervistuar të dyshuar: A.O (1985), shtetas i Republikës së Kosovës i cili, me aktvendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë, kurse procedurat me migrantë janë kryer nga zyrtarë policorë të Drejtorisë së Migrimit të PK-së”, ka bërë të ditur policia.
(Kosova Sot Online)