Lexoni edhe:
Presidentja konfirmon se 17 tetori mbetet data e zgjedhjeve lokale
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës Emilia Rexhepi nga radhët e komunitetit boshnjak ka deklaruar se kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve për në pranverë.
Ajo këto komente i bëri pas takimit të partive politike me presidenten Vjosa Osmani, ku është diskutuar mbi rekomandimin e IKSHPK-së për shtyrjen e zgjedhjeve të 17 tetorit për shkak të gjendjes së rënduar me pandeminë koronavirus.
Presidentja konfirmon se 17 tetori mbetet data e zgjedhjeve lokale Lexoni edhe:
“Kemi pasur qëndrime të ndryshme, disa parti politike janë për zgjedhje, disa nuk janë. Ne jemi për të mos pasur zgjedhje, të respektohet kërkesa e mjekëve, ajo çka ata kanë propozuar. Ne jemi për të shtyrë zgjedhjet për pranverë”, tha Rexhepi teksa ka mohuar se ky qëndrim është në vijë me qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti.
(Kosova Sot Online)