Lexoni edhe:
Merkel e çon ne qiell Vuçiqin: Vuçiqin e njoh si njeri dhe ai nuk jep premtime te rreme
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ajo ka thënë se të dyja vendet duhet të zgjidhin të gjitha problemet që kanë ndërmjet vete, para se të bisedohet për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Merkel po qëndron në një vizitë dy ditore në Beograd, para se të vizitojë Tiranën ku do të ketë takime me liderë të Ballkanit Perëndimorë.
“Jo të gjithë anëtarët e BE-së e kanë njohur Kosovën. Duhet të zgjidhet që shtetet të ecin drejt pranimit në BE. Unë kisha një qasje pragmatike”, tha ajo gjatë fjalimit të saj, Merkel, shkruan B92.
Merkel e çon ne qiell Vuçiqin: Vuçiqin e njoh si njeri dhe ai nuk jep premtime te rreme Lexoni edhe:
“Nuk ka kuptim të flasim për përfundimin e një procesi para zgjidhjes së problemeve të tjera. Kjo çështje nuk do të zhduket, duhet të zgjidhet. Por unë jam për një udhërrëfyes ku të gjitha çështjet e tjera zgjidhen së pari. Shpresoj se do të kemi përparim të ri në procesin rreth Kosovës”, shpjegoi ajo.
Ajo tha se Gjermania, bazuar në historinë e saj, e di shumë mirë se duhet kohë për të zgjidhur çështje të tilla dhe kujtoi se sa zgjati bashkimi i Gjermanisë, derisa arritëm, siç tha ajo, në marrëveshje.
Angela Merkel do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë. Këto vizita në Ballkanin Perëndimorë, Merkel po i bën vetëm disa ditë para se të përfundojë mandatin si kancelare. Ajo do të tërhiqet nga politika pas 15 viteve si kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.
(Kosova Sot Online)