Lexoni edhe:
Politika e Jashtme në mandatin e tretë, Rama: Do të lobojmë për njohjen e Kosovës
Në parkingun e një qendre tregtare në Han të Elezit, një polic ka gjetur një portofol me para, të cilin e ka dorëzuar në stacion policor.
Rastin e ka bërë të ditur drejtoria e policisë në Ferizaj përmes një komunikate për media.
Politika e Jashtme në mandatin e tretë, Rama: Do të lobojmë për njohjen e Kosovës Lexoni edhe:
“Sot , rreth orës 16:00 polici nga Policia Kufitare në Han të Elezit , Sabedin Livoreka, në parkingun e qendrës tregtare “ETC” në Kaçanik , ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura. Portofoli i përkiste Sefer Gurit 78 vjeçar nga fshati Nikaj-Kacanik”, ka njoftuar policia.
Tutje është bërë e ditur se pas procedurave të verifikimit të pronarit, është bërë dorëzimi i portofolit te ai.
“Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Kaçanik. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë dhe dokumentet e tij”, ka njoftuar policia.
(Kosova Sot Online)