Vaksinat kanë në përbërje vezë dhe metale? Reagon mjeku Skënder Brataj

  • E /
  • 15 September 2021 - 18:57
 Vaksinat kanë në përbërje vezë dhe metale? Reagon mjeku Skënder Brataj

Ditët e fundit në vendin tonë ka pasur debate lidhur me përbërjen e vaksinave, nëse ato kanë elementë si metali apo xhelatinë dhe konservant.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka publikuar përbërjen e vaksinave Pfizer dhe Moderna, ku thotë se nuk kanë asnjë elementë të tillë, ndërsa shton se përmbajtja e tyre është kryesisht me polietilen glikol.

Postimi i Bratajt:

Kush janë përbërësit e përfshirë në vaksinat COVID-19 (mRNA)!

Duke parë se kohët e fundit diskutimi mbi vaksinat me (mRNA) ka krijuar një konfuzion të madh te njerzit, duke shkaktuar shqetësim dhe pa siguri te qytetarët, po ju tregoj pikërisht përbërësit e tyre.

Më poshtë është një tabelë me listën e përbërësve të vaksinave: Pfizer-BioNTech mRNA, Moderna mRNA, Janssen(vettore virale).

Asnjëra nga vaksinat nuk përmban vezë, xhelatinë, lateks ose konservant. Të gjitha vaksinat kundër COVID-19 janë pa metale të tilla si hekuri, nikeli, kobalti, litiumi, ose produkte të prodhuara si mikroelektronike e të tjera.

Shënim: Të dy vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna COVID-19 përmbajnë polietilen glikol (PEG). 

(Kosova Sot Online)