Reagon kandidati i VV’së për kryetar komune pasi iu konfirmua aktakuza
Kanadidati i Vetëvendosjes për Kryetar të Ferizajt, Valon Ramadani, ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka konfirmuar aktakuzën.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani ka thënë se akuza ndaj tij është e pa bazë.
“Akuza kundër meje eshtë e pa bazë. Unë, si deputet, kam protestuar kundër humbjes së 8200 hektarëve të Kosovës. Sa herë që të jetë nevoja, çdo shqiptar duhet të protestojë kundër copëtimit të atdheut tonë. Dëshira e dikujt që të ndalet kandidimi im, nuk do të realizohet. Sepse ka ikur koha kur institucionet vepronin kundërligjshëm, dhe sepse komuna e Ferizajit ka nevojë për energji të reja për zhvillim”, ka shkruar Ramadani.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, njëkohësisht edhe kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt.
Ai akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.
https://www.facebook.com/ValonRamadaniVV/posts/4379529758802779
(Kosova Sot Online)