
Lexoni edhe:
Çka fshihet pas vdekjes së vajzës nga Drenasi e cila pretendohet se vdiq pasi mori vaksinën anti-COVID?
Një familje në Drenas po dyshon se vaksina antiCOVID ua mbyti vajzën 23 vjeçare.
Ajo e kishte marrë vaksinën më 13 shtator në QKMF-në në Drenas, dozën e parë me Pfizer, dhe më 15 shtator vdiq.
Daja i saj shprehu dyshimet e veta në mënyrë të qartë duke thënë që asaj i kishte pëlcitur mëlçia.
Sidoqoftë, çka thotë Raporti i vdekjes së 23 vjeçares.
Shkaktari i vdekjes i lëshuar nga Klinika Emergjente është “hemorragjia e brendshme”.
Por pavarësisht dyshimeve, sipas raportit për vdekjen e saj që ka lëshuar QKUK, familjarët nuk kanë lejuar që t`i bëhet autopsia. Mjeku kujdestar përkundër përpjekjeve të gazetës nuk është deklaruar për rastin, deri në momentin e publikimit të shkrimit.
(Kosova Sot Online)