![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Motra vret vëllanë e vogël e më pas veten, policia shokohet nga ato që sheh në banesën e tyre
![Motra vret vëllanë e vogël e më pas veten, policia shokohet nga ato që sheh në banesën e tyre](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/17/auto_850x600_mo16318611821631862549.jpg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku një 26-vjeçare ka vrarë vëllanë e më pas ka vrarë edhe veten. Sipas mediave të huaja, 26-vjeçarja Eliza Z. ka plagosur për vdekje vëllanë e saj Giuseppe Z, 25 vjeç dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Frick, ndërsa trupat e viktimave sipas Prokurorisë janë gjetur brenda banesës nga prindërit e tyre.
Ndërkohë mësohet se në vendngjarje është gjetur edhe një thikë, që dyshohet se ka qenë dhe arma e krimit. Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, por është përjashtuar mundësia e përfshirjes së palës së tretë.
(Kosova Sot Online)