Rritet sërish numri i vdekjeve, raporti i fundit për COVID-19

  • G.g /
  • 17 September 2021 - 15:01
Rritet sërish numri i vdekjeve, raporti i fundit për COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 raste të vdekjes dhe 279  raste të reja me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Konfirmimi i këyre rezultateve ka ardhur pas testimit të mbi 6 mijë mostrave.

MSh’ja ka njoftuar edhe për shërimin e mbi 1 mijë e 200 pacientëve dhe vaksinimin e 18 mijë personave.

“Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333. Në total numri i rasteve aktive është 12.464”, ka njoftuar Ministria.

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2090916941065882

(Kosova Sot Online)