
Lexoni edhe:
Kurti mban një takim “miqësor” me Lajçakun përpara se të niset për në Shkup
Profesori universitar, Blerim Latifi, njëherësh edhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se subjekti politik në udhëheqje të pushtetit qendror, Lëvizja Vetëvendosje, dallon nga Vetëvendosja e pushtetit lokal.
Sipas Latifit, kjo parti politike nuk e bën diferencën në raport me partitë e tjera në zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen më 17 shkurt të këtij viti.
Kurti mban një takim “miqësor” me Lajçakun përpara se të niset për në Shkup Lexoni edhe:
“Sepse, Vetëvendosja, sikurse thashë ka qenë e specializuar në tema të mëdha, bashkimi kombëtar, korrupsioni, çështjet e mëdha nacionale dhe e shohim se në nivel lokal diskursi i Vetëvendosjes nuk dallon fare nga ai i partive të tjera”, është deklaruar Latifi.
“Do të thotë, në nivel lokal, Vetëvendosja nuk e bën diferencën me të tjerët. Edhe me diskurs edhe me kandidatura, e as me përvojë. Do të thotë, është njëfarë ekuivalence në të gjitha rrafshet me partitë e tjera”, ka shtuar tutje ai.
(Kosova Sot Online)