Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasjen e mikeshës

  • 18 September 2021 - 09:11
Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasjen e mikeshës

Miliarderi amerikan, Robert Durst, është shpallur fajtor për vrasjen e mikeshës së tij, Susan Berman.

Durst u shpall fajtor për vrasjen e zonjës berman në vitin 2000 për t’ia pamundësuar kontaktin me policinë rreth zhdukjes së bashkëshortes së tij. Ajo ishte gjetur e qëlluar me armë në kokë në shtëpinë e saj në “Beverly Hills”.Prokurorët e quajtën miliarderin “psikopat narcist”. Tani duket se ai do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg. Vendimi për kohëzgjatjen e dënimit pritet të merret më 18 tetor, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Susan Berman merrej me shkrime rreth krimeve dhe kishte shërbyer si zëdhënëse e miliarderit Durst, kur ai ishte bërë i dyshuar për zhdukjen e bashkëshortes.

Gruaja e tij, Kathleen McCormack, studente e mjekësisë, ishte zhdukur në vitin 1982 dhe u cilësua e vdekur.

Prokurorët thanë se Durst në të vërtetë ka vrarë tre persona, përfshirë një fqinj të moshuar, por ai u lirua nga akuza për vrasjen e fqinjit me arsyetimin se ka vepruar në vetëmbrojtje.

(Kosova Sot Online )