![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Një muaj paraburgim për zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme të dyshuar për marrje ryshfeti
![Një muaj paraburgim për zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme të dyshuar për marrje ryshfeti](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/18/auto_Gjykata-Themelore-Prishtine-750x406-1-780x439-1-600x3601631957657.jpg)
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës nga një muaj paraburgim kundër të pandehurve B.G., A.F., H.H. dhe J.H., nën dyshimet se kanë kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.
Pas seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është e bazuar, bindëse dhe mjaftueshëm e argumentuar për këtë fazë të procedurës.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
(Kosova Sot Online)