![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Në burgun e Dubravës tentohet të futet drogë përmes atleteve sportive
![Në burgun e Dubravës tentohet të futet drogë përmes atleteve sportive](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/18/auto_burgu-i-dubraves-600x3601631967044.jpg)
Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se gjatë bastisjes së një pakoje të ardhur për një të burgosur, stafi për siguri ka identifikuar pakon e dyshuar, me ç` rast ka zbuluar se brenda pakos në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
“I burgosuri ndaj të cilit ka qenë e dedikuar pakoja për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. Lidhur me rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.
(Kosova Sot Online)