Lexoni edhe:
Institucionet e dështuara të drejtësisë në panik, Prokuroria në aksion për mbushjen e normës statistikore
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Ferizaj, në bashkëpunim me njësitet në Prishtinë dhe asistim edhe të Njësive tjera relevante, sipas Urdhëresës nga Prokuroria kompetente ka ndërmarr një operacion policor me ç ‘rast janë arrestuar dy persona të dyshuar me inicialet (V.B dhe R.C.) me vendbanim në Prishtinë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat”.
“Gjatë angazhimeve policore në këtë rast, përmes rrugëve operative është arritur të sigurohen informacione relevante se të dyshuarit në fjalë–ish punëtor të një ish-ndërmarrje Publike, e cila është privatizuar, janë duke u kërkuar dhe marr ryshfet nga pesëdhjetë (50) Euro, ish punëtorëve apo familjarëve të tyre, kinse për dorëzimin e dokumenteve në AKP (Agjencinë e Kosovës për Privatizim) për aplikim, për të përfituar 20%, pa pasur asnjë autorizim paraprak.
Andaj, gjatë zbatimit të urdhëresës së lartcekur, dhe përmes aplikimit të masave të specializuara të vëzhgimit dhe hetimit, është arritur të kapen në flagrancë dy të dyshuarit e sipër cekur me iniciale, ku në trupin e njërit nga të dyshuarit është gjetur edhe kartëmonedha e cila ishte evidentuar paraprakisht, si masë simulimi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit V.B dhe R.C. janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit u caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
(Kosova Sot Online)