Lexoni edhe:
Agim Veliu: Vendimin për targat e kam nënshkruar unë
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahri thotë se qëndron pas deklaratës së tij se gjatë verës u fshehën rastet e vdekjeve nga Covid-19.
Në një emisionin kandidati i LDK’së për kryetar të Vushtrrisë, thotë se ka dëshmi për atë që ka thënë.
Agim Veliu: Vendimin për targat e kam nënshkruar unë Lexoni edhe:
“Atë deklaratë që e kam dhënë, qëndrojë prapa saj dhe në çdo kohë jam i gatshëm të dëshmojë”, theksoi Tahiri.
Por a e ka kontaktuar dikush nga institucionet e drejtësisë?
“Askush”, theksoi ai.
“I qëndroj asaj deklarate që e kam dhënë, kam fakte, kam emra”, theksoi Tahiri.
“Ne që tre vjet paguajmë shërbimet e varrimit për qytetarët e Vushtrrisë dhe kemi statistika të sakta të numrit të vdekjeve vit për vit. Rritja e numrit të vdekjeve në Vushtrri në dy vitet e fundit është 40 për qind më shumë sesa mesatarja e 10 viteve të fundit. Këto të dhëna i kemi edhe me Bashkësinë Islame sepse ata i kanë të dhënat e 10 vjetëve të fundit”, thotë Tahiri.
“E kam diskutuar me IKSHPK’në pse po vdesin qytetarët e Vushtrrisë, a keni ndonjë shpjegim? Jo të gjithë janë deklaruar se kanë qenë nga Covid-19 por nuk kemi shpjegim për këtë rritje të madhe të numrit të rasteve në krahasim me mesataren e 10 vjetëve”, theksoi ai.
(Kosova Sot Online)