![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor, dyshohet për korrupsion
![IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor, dyshohet për korrupsion](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/21/auto_IPK-620x275-1-600x2751632212663.jpg)
Departamenti i Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), më 20 shtator 2021, i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor.
Një njoftim i tillë është bërë i ditur përmes ëeb-faqes së IPK-së, ku thuhet se zyrtari policor ka gradën e nënkolonelit policer.
Në njoftim thuhet se hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke hetuar një rast ku i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.
“Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorinë e shtetit”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)