![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Ishte duke u shëtitur me një grua, vdes burri në Prevallë
![Ishte duke u shëtitur me një grua, vdes burri në Prevallë](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/28/auto_LAJMI_I_FUNDIT1630134918.jpg)
Gjatë ditës së djeshme një person ka vdekur derisa ishte duke u shëtitur në Prevallë.
Bashkë me viktimën ishte edhe një grua, që sipas saj viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është alivanosur.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës dhe në momentin e arritjes së njësisë policore në vendin e ngjarjes viktima nuk ka dhënë shenja jete.
“Prevallë, 21.09.2021 -15:03. Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke shëtitur në pyll, bashkë me dëshmitaren femër kosovare, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe sipas dëshmitares është alivanosur. Në momentin e arritjes së njësisë policore në vendin e ngjarjes viktima nuk ka dhënë shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftimin e Policisë.
(Kosova Sot Online)