'Marakli në ari', detyroi dy fëmijë të vjedhin stoli ari, arrestohet kaçanikasi

  • G.g /
  • 22 September 2021 - 10:55
'Marakli në ari', detyroi dy fëmijë të vjedhin stoli ari, arrestohet kaçanikasi

Është dërguar në mbajtje për 48 orë një person nga Kaçaniku, pasi ka detyruar di të mitur të vjedhin në shtëpitë e tyre.

Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar pasditen e së martës, më 21 shtator, ndërkaq të miturit për dy muaj kishin vjedhur në shtëpitë e tyre stoli ari në vlerë rreth 3 mijë euro.

“Me datën 21.09.2021 rreth orës 15:45, në stacionin policor në Kaçanik është raportuar një rast, se një person i moshës madhore ka shtytë dy persona të mitur meshkuj ( njëri 11 dhe tjetri 12 vjeçar ) të kryejnë vjedhje në shtëpitë e tyre. Këta dy të mitur, për një periudhë të caktuar për dy muaj, kishin vjedhur në shtëpitë e tyre stoli ari në vlerë rreth 3000 eurove”, ka bërë të ditur policia.

Tutje policia bën me dije se i dyshuari e ka pranuar se i ka shtyrë të miturit të vjedhin në shtëpitë e tyre stoli ari, të cilat më pas ai i ka shitur në disa lokale të argjendarisë nëpër disa qytete.

“I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe gjatë intervistës në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se ka shtytë dy fëmijët të kryejnë vjedhje të stolive të arit në shtëpitë e tyre, duke i shitur pastaj ato në disa lokale të argjendarisë në disa komuna. Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)