Shqiptohen mbi një mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19
Prej se qeveria mori vendim për masat antiCOVID-19, për çdo ditë Policia e Kosovës po shqipton mijëra gjoba për qytetarët të cilët nuk po i respektojnë këto masa.
Vetëm në 24 orëshin e fundit, policia ka shqiptuar gjobë për 1 mijë e 160 qytetarë.
Masat antiCOVID-19 u morën nga institucionet shtetërore e shëndetësore pas rritjes së vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19.
Masa antiCOVID-19 do të jenë në fuqi deri më 26 shtator.
Ndërkohë që sot, para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi është duke raportuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me situatën me COVID-19.
(Kosova Sot Online)