Ministri gjerman i Shëndetësisë tregon se kur do të mbarojë pandemia
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn parashikon se fundi i pandemisë do të jetë në pranverën e vitit 2022. Sipas tij, pikërisht në këtë periudhë parashikohet të arrihet plotësisht “imuniteti i tufës”.
“Nëse nuk ka asnjë variant të ri kundër të cilit vaksinat nuk do të jenë efektive – gjë që ka shumë pak gjasa – atëherë në pranverë do ta kemi lënë pandeminë prapa dhe do të jemi në gjendje të kthehemi në normalitet,” tha Sphan për Augsburger Allgemeine.
“Imuniteti i tufës arrihet gjithmonë. Pyetja e vetme është se si, përmes vaksinimit apo sëmundjes?” “Vaksina është padyshim mënyra më e sigurt, “shtoi ai.
(Kosova Sot Online)