Dëshmitari në Speciale: 'Më ka ardhë marre me shku te mjeku, se s’u kanë mirë me të rrehë UÇK'

  • E /
  • 22 September 2021 - 16:47
Dëshmitari në Speciale: 'Më ka ardhë marre me shku te mjeku, se s’u kanë mirë me të rrehë UÇK'

Po mbahet seanca ndaj ish- luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës.

Në pjesën e tretë të marrjes në pyetje nga avokati Von Bone mbrojtës i Sali Mustafës, dëshmitari u pyet në lidhje me lëndimet që kishte marrë gjatë qëndrimit në Zllash.

Kur pyet nga avokati Von Bone se a ke qenë te mjeku për këto lëndime, dëshmitari deklaroi “jo se më ka ardh marre me shku të mjeku e me thanë m’ka rreh UÇK-ja”.

“Pse të ka ardh marre me shku te mjeku?”, pyeti avokati ndërsa dëshmitari tha se “se su kanë mirë met rreh UÇK-ja”.

(Kosova Sot Online)