Xhavit Haliti: Albin Kurtit ia kanë ndaluar të flasë në emër të UÇK-së, roli i tij ka qenë minor

  • G.g /
  • 23 September 2021 - 09:52
Xhavit Haliti: Albin Kurtit ia kanë ndaluar të flasë në emër të UÇK-së, roli i tij ka qenë minor

Njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtari i hershëm, Xhavit Haliti, ka folur mbrëmë rreth deklarimeve nëse kryeministri Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK’së.

Haliti ka thënë se Kurti ka qenë pjesë e UÇK-së, por se roli i tij ka qenë minor.

“Unë e di kohën kur ai është angazhuar, është angazhuar në zyrën e zotit Demaçi dhe Demaçi ka qenë i ngarkuar për ndërtimin e asamblesë së Kosovës në kohën e luftës, kur nuk ka funksionu parlamenti i Kosovës. Se a ka qenë në beteja ose jo se unë nuk e di, nuk kam qenë as vetë këtu, por roli i tij në UÇK ka qenë minor”, ka thënë Haliti.

Ai ka përmendur edhe një mospajtim që thotë se Kurti e ka pasur me strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat ia kanë ndaluar të flas në emër të UÇK-së.

“Unë kam folë me bacën Adem vetë saherë lidhur me Kurtin, ai ka qenë njohës i mirë i gjuhës serbe dhe angleze edhe shqipe kuptohet dhe i ka shërby zotit Adem shumë në përkthime, por e ka pasur një problem, që nuk dua ta nxjer, një përplasje e ka pasur me strukturat drejtuese të UÇK-së, të cilat ia kanë ndaluar të flas në emër të UÇK-së. Nuk e di, e ka bërë një deklaratë që s’iu ka pëlqy drejtuesve kryesorë. Mirëpo, pas luftës i kemi shku në shtëpi. Kemi qenë unë, Hashim Thaçi e se di edhe kush ka qenë, mduket Bilall Sherifi”, ka thënë Haliti në ATV.

(Kosova Sot Online)