Bujku ferizajas proteston i dëshpëruar, thotë se s’do të merret më me bujqësi
Një fermer nga Ferizaji sot gjatë protestës tek ministria e Bujqësisë në Prishtinë ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me shtrëngimin e kritereve për subvencione.
Ai ka thënë madje se po tenton ta shuaj veprimtarinë e tij.
“Kemi ardh të shprehim kënaqësitë tona për kriteret për subvencionet dhe i ka përgjysmu subvensionet. Ne nuk mund t’i përballojmë ato kritere sepse tokat nuk janë të definuara. Me këto kritere po mendoj ta shaj veprimtarinë time dhe të mos merrem me bujqësi. Këta nuk janë në gjendje ta vlerësojnë djersën e punën tonë’’, tha ai.
Fermerët më parë kishin njoftuar se kjo do të jetë një protestë paqësore.
(Kosova Sot Online)