Lirohet Klinika e Pulmologjisë, s’ka më pacientë të prekur me COVID -19

  • G.g /
  • 23 September 2021 - 14:09
Lirohet Klinika e Pulmologjisë, s’ka më pacientë të prekur me COVID -19

Në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, s’ka më pacientë të prekur me COVID -19, njofton ShSKUK.

“Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, disa pacientë janë liruar për në shtëpi, ndërsa disa të tjerë janë transferuar në Klinikën Infektive 2 ( Mjekësinë Sportive) për trajtim të mëtutjeshëm.

Kjo klinikë, nga tani do të trajtojë vetëm pacientët post-covid”, thuhet në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)