Lexoni edhe:
Besnik Tahiri bën një zotim të rrallë nëse bëhet kryetar i Podujevës
Të enjten serbët lokalë ishin përkujdesur për të shtuar numrin e mjeteve të rënda. Në anën tjetër pjestarë të Njësisë Speciale të Kosovës po qëndrojnë në gjendje gatishmërie tash e katër ditë.
Pavarësisht shiut e temperaturave të ulëta të një nate më parë, mëngjesi i gjeti përsëri këtu.
Serbët lokalë që tash e katër ditë po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat, tashmë kanë bërë zgjidhjen edhe për t’u ngrohur.
Besnik Tahiri bën një zotim të rrallë nëse bëhet kryetar i Podujevës Lexoni edhe:
As ushqimi nuk iu mungon.
Madje të enjten ata ishin përkujdesur për të shtuar numrin e mjeteve të rënda.
Kështu bllokada për të arritur tek pika kufitare në Jarinjë ishte edhe më e gjatë.
E numri i atyre që shkonin për Serbi, e hynin në Kosovë vetëm shtohej.
Policia vazhdonte të qëndronte në pika të ndryshme përgjatë zonës së kufirit duke mbajtur situatën nën kontroll.
Kjo pasi lëvizje të serbëve pati nga të gjitha pjesët.
Për një vizitë tek serbët e grumbulluar, gjatë ditë erdhi kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq.
Pasdite, ndryshe nga ditët e kaluara Njësitet e Policisë së Kosovës, kaluan orarin e planifikuar.
Ata pritën rreth dy orë kolegët e tyre për ndërrim.
Derisa pjesëtarë të Njësive Speciale po kalonin nëpër bllokadën e improvizuar nga serbët, hasën në provokime.
Përveç gjuhës që përdornin, serbët në këto momente ishin përkujdesur edhe të dëfrehen me muzikë serbe.
Me shumë kujdes e pa u tërhequr vëmendjen serbëve, arritën tek destinacioni i tyre.
Masa për reciprocitetin ndaj Serbisë, u vendos në fillim të kësaj jave e që nxiti reagimin e serbëve lokalë që bllokuan rrugën afër pikave kufitare në veri.
(Kosova Sot Online)