Pamje: Sulmuesit e veshur si avokatë vrasin gangsterin në gjykatë
Së paku tre persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur, pasi dy njerëz të armatosur hapën zjarr në një gjykatë distrikti në kryeqytetin e Indisë, New Delhi.
Besohet se cak i sulmit ishte një seancë ku ishte përfshirë një burrë i përshkruar nga mediet lokale si gangsteri më i kërkuar i kryeqytetit, Jitender Gogi, shkruan Independent.
Zyrtarët thanë se dy persona të armatosur, të veshur si avokatë, hynë në gjykatë dhe e kërkuan personin e arrestuar në mars të vitit të kaluar. Ai akuzohej për tentim-vrasje, zhvatje, posedim të armëve ilegale, vjedhje të veturave dhe grabitje të pronave, mes tjerash.
Gogi ishte në mesin e personave që u qëlluan me armë në gjykatë. Mediet lokale i cituan zyrtarët të kenë thënë se ai kishte katër plagë plumbash dhe u dërgua në një spital, ku u shpall i vdekur.
Sipas zyrtarëve policorë, dy të armatosurit ishin duke pritur brenda gjykatës, kur i dyshuari ishte sjellë në sallë për seancën dëgjimore. Vetëm disa minuta më vonë, dy të armatosurit i nxorën revolet dhe qëlluan, tha një zyrtar i lartë i policisë indiane.
#WATCH | Visuals of the shootout at Delhi's Rohini court today
— ANI (@ANI) September 24, 2021
As per Delhi Police, assailants opened fire at gangster Jitender Mann 'Gogi', who has died. Three attackers have also been shot dead by police. pic.twitter.com/dYgRjQGW7J
(Kosova Sot Online)