Lexoni edhe:
Sërish ndryshime temperaturash, ky është parashikimi i motit për fundjavë
Filozofi Blerim Latifi, ka folur për zgjedhjet në Prishtinë, ku tregoi se cilat parti do të shkojnë në balotazh dhe se kush do të jetë befasia e zgjedhjeve.
Latifi tha se në balotazh do të shkojnë Vetëvendosje me LDK-në, ndërsa Uran Ismaili mund të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve si rezultat i fushatës së tij.
“Këtë e përcakton aspekti organizativ dhe strukturor i partive. Nëse nisemi në këtë aspekt, unë konsideroj se balotazhi në Prishtinë do të jetë me gjasë në mes të VV-së dhe LDK-së”, është shprehur Latifi.
Sërish ndryshime temperaturash, ky është parashikimi i motit për fundjavëLexoni edhe:
Sipas Latifit, Ismailin e penalizon mungesa e strukturave të fuqishme të PDK-së në Prishtinë, gjë që nuk i mungon LDK-së.
“Ajo çka e penalizon Uranin është mungesa e një strukture të fuqishme të PDK-së në Prishtinë. Në Prishtinë, PDK-ja gjithmonë ka qenë e dobët. Gjithmonë e ka pasur një degë që është jofunksionale”, ka thënë Latifi.
“Përparim Rama nuk është duke shkëlqyer në garën e tij, por janë strukturat e fuqishme të LDK-së në Prishtinë. Një karakteristikë e LDK-së: strukturat e kësaj partie gjithmonë duken të fjetura, mirëpo në momentet vendimtare ato aktivizohen”, ka thënë Latifi.
E befasi sipas Latifit mund të jetë fushata e fuqishme e Uran Ismailit të PDK-së.
“Megjithatë fushata e fuqishme që është duke e bërë kandidati i PDK-së mund të ketë efekt dhe unë pres që do të ketë PDK-ja rritje”, thotë Latifi.
“Unë konsideroj se VV-ja ka gabuar shumë që ka zgjedhur këtë metodologji të fushatës. Pra, me idenë se këto zgjedhje janë vazhdimësi e 14 shkurtit dhe krejt çfarë duhet të bëjmë është t’i injorojmë. Ju po e shihni se edhe Kurti nuk është duke bërë ndonjë paraqitje të veçantë, përveç aksionit në veri të vendit. Pra, konsideroj se do t’i kthehet bumerang VV-së në këto zgjedhje”, shtoi Latifi
(Kosova Sot Online)