Lexoni edhe:
Kështu duket situata në veri nga helikopteri
Në Bërnjak, në njërën nga pikat kufitare ku është bllokuar gjithçka në Veri të Kosovës, pasi policia ndërhyri për zbatim të reciprocitetit në targa e më pas serbët lokalë dolën duke protestuar e bllokuar rrugën, tashmë është vendosur edhe një barrikadë.
Kjo është barrikada e tretë bllokuese në këtë rrugë.
Dy të tjera ishin vendosur qysh ditën e parë, kur policia me njësitet e sajë speciale vendosi të pozicionohet pranë pikës kufitare dhe të ndalë çdo automjet që futet në Kosovë me targa të Serbisë.
Gjithashtu, edhe automjetet që kanë tabela “KS”, pasi afati tyre ka skaduar.
Kështu duket situata në veri nga helikopteri Lexoni edhe:
Barrikada, siç bëjë të ditura burimet e Albanian Post brenda strukturave të policisë, u vendos mbrëmë rreth orës 12:00 pas mesnate.
Edhe kjo digë për material bllokimi ka lëndën e njëjtë si gjithë të tjerat – kamionë.
Barrikada e vendosur ka distancë diku 30 metra me barrikadën e dytë, dhe kjo e dyta përafërsisht njëjtë me të parën.
Vendosja e kësaj barrikade, përveçse bllokon edhe më shumë qarkullimin, edhe ashtu pothuajse të pamundur, bën që policia, derisa të arrijë në pikën e vetë, duhet të kalojë nëpërmes tri blloqeve me kamionë dhe protestuesve që vazhdimisht fryjnë e ofendojnë policinë.
Policia e Kosoves ne Veri
Kjo situatë vazhdon që nga e hëna e 20 shtatorit.
Gjendja në disa raste është tensionuar, sikur dje (e premte), kur forcat serbe fluturuan mbi qiellin e Kosovës me helikopterë luftarakë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadorët e QUINT-it dhe NATO kanë bërë thirrje për qetësi të dyanshme dhe rikthim në tavolinën e dialogut.
Megjithatë, deri më tani, asnjë veprim konkret nuk është marrë dhe situata vazhdon të jetë e ngrirë.
(Kosova Sot Online)