Lexoni edhe:
Vranësira e reshje shiu, këto janë temperaturat për javën e fundit të shtatorit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka dhënë ultimatum NATO-s se nëse serbët e veriut të Kosovës prekën dhe nëse NATO nuk reagon brenda 24 orëve, atëherë do të ndërhyjë shteti serb.
Kështu citohet t’i ketë thënë Vuçiq sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Vranësira e reshje shiu, këto janë temperaturat për javën e fundit të shtatorit Lexoni edhe:
“I kam thënë Stoltenbergut, që nuk do të futemi në Kosovë nëse rrezikohet populli serb, para se të presim 24 orë për intervenim të NATO-s. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë si territor tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës, ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, ka deklaruar ai për televizionin Pink TV.
Tutje, i pari i Serbisë ka thënë se Serbia ka rritur gatishmërinë e luftës, për shkak të forcave të Njësisë Speciale të Kosovës që po qëndrojnë në veri të Kosovës.
“Automjetet me mitraloz qëndrojnë në vendkalimet tash e shtatë ditë dhe askush nuk emocionohet. Dhe pastaj ata emocionohen që një vend që është i njohur ndërkombëtarisht ka aeroplanë që fluturojnë në territorin e tij. Ata nuk janë të interesuar për vuajtjet serbe”, ka shtuar ai.
(Kosova Sot Online)