Lexoni edhe:
IKSHPK uron vitin e ri shkollor: Rastet e dyshimta të sëmundjes te nxënësit do të gjurmohen menjëherë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Prishtinë të parin e Qeverisë së Shqipërisë, Edi Ramën.
Pas takimit me dyer të mbyllura, Kurti e Rama kanë dalë në një konferencë për media.
Rama ka folur npër situatën e krijuar në Veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit për targat serbe, nga Qeveria e Kosovës.
Ai i ka quajtur manovra teatrale veprimet e serbëve në Veri, derisa ka ëprmendur edhe faktin se Qeveria e Kosovës ka paguar energjinë elektrike për serbët në Veri.
“Në fakt, qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pakërcënuar nga askush, madje fjaka bie, iu paguhen edhe faturat e energjisë elektrike, nga Qeveria e këtij shteti këtu, si askujt askund jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë”, ka deklaruar Rama.
Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë në Prishtinë se Serbia duhet ta njohë realitetin e pakthyeshëm dhe të vazhdojnë negociatat për njohjen reciproke.
“Nuk ka asnjë diskutim se në radhë të parë dhe mbi të gjitha, është Serbia ajo që duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm, dhe është vërtetë për të ardhur keq, që në vend të përparimit konkret të dialogut drejt njohjes reciproke dhe çlirimit përfundimtar nga e shkuara, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake të Serbisë, në kufirin me shtetin sovran të Kosovës”.
“Ato manovra nuk mbrojnë në fakt qytetarët serbë në Veriun e Kosovës, sikundër pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtar, madje edhe disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së mundur në fushën e luftës, më shumë se 20 vjet më parë, që sikur kanë dalë nga varri, me pretendimin që po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovë”, ka deklaruar Rama.
(Kosova Sot Online)