Lexoni edhe:
Zyra e Kryeministrit tregon çka u fol në takimin Kurti – Edi Rama
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aktivitetet e saja në parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Së fundmi policia ka nisur një aksion me automjete dhe rroba civile në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion.
Patrulla e policisë me automjete dhe rroba civile në lëvizje , nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe magjistrale identifikojnë drejtuesit të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Zyra e Kryeministrit tregon çka u fol në takimin Kurti – Edi Rama Lexoni edhe:
“Në kuadër të këtij aksioni policia nga data 14.09.2021 deri më sot ka shqiptuar këto kundërvajtje:
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 204 gjoba
Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 28 gjoba
Drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 52 gjoba
Kalimi i afatatit të regjistrimit , 103 gjoba
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 75 gjoba
Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 222 gjoba
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 497 gjoba
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 859 gjoba.
Gjithsej , 2040 gjoba”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)