Lexoni edhe:
Prokuroria dhe gjyqësori i Kosovës, vegla në shërbim të padrejtësisë dhe krimit të organizuar!
Ditën e sotme spitali i Pogradecit ka reaguar pas vdekjes së mësueses 47-vjeçare mbrëmjen e kaluar në rrethana ende të paqartë.
Shefi i Shërbimit Dr. Vasfi Topçiu i shprehu ngushëllimet familjes për humbjen, teksa deklaroi se urgjenca ka dhënë gjithë ndihmën e nevojshme.
Përsa i përket shkakut të vdekjes ai tha se mbeten në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore.
“Shprehin ngushëllimet për familjarët në lidhje me ngjarjen e djeshme si mjekë dhe si bashkëqytetarë.
Mund t’iu them se shërbimi i urgjencës ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin e parë që pacientja është paraqitur në spital. Për detaje të tjera jemi duke pritur përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe nuk mund të japim asnjë informacion tjetër”, u shpreh dr. Topçiu.
Ndërkohë burime nga grupi hetimor thonë se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak. Paraditen e sotme bashkëshorti i viktimës deklaroi se gruaja e tij vdiq pak çaste pasi bëri një gjilpërë duke folur për mjekim të pakujdesshëm.
(Kosova Sot Online)