Lexoni edhe:
Kushtet që duhet t’i plotësoni nëse doni të udhëtoni në Zvicër e Gjermani
Rusia regjistroi të mërkurën 857 viktima nga koronavirusi – shifër kjo rekorde brenda një dite që nga fillimi i pandemisë.
Qendra anti-krizë tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar edhe 22,430 raste të reja të të infektuarve.
Shifra rekorde e viktimave për të dytën ditë me radhë çon në mbi 206,000 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi në Rusi.
Kushtet që duhet t’i plotësoni nëse doni të udhëtoni në Zvicër e GjermaniLexoni edhe:
Rusia është vendi i pestë më i goditur nga pandemia, me mbi shtatë milionë njerëz të infektuar.
Vala e infektimit ka nisur të marrë hov qysh muajin e kaluar, ndërsa vaksinimi ka ngecur.
Sipas ueb-faqes Gogov, e cila mbledh të dhëna për koronavirus nga rajonet, vetëm pak më shumë se një e katërta e popullsisë ruse është vaksinuar plotësisht.
(Kosova Sot Online)