![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Franca i kërkon OBSH-së të adresojë çështjen e abuzimeve seksuale
![Franca i kërkon OBSH-së të adresojë çështjen e abuzimeve seksuale](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/30/auto_zyrtare-obsh-e-shpalle-koronavirusin-pandemi-1-600x3601632982421.jpg)
Qeveria e Francës i bëri thirrje të mërkurën kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të mbajë premtimin e tij për një “plan veprimi” për të luftuar aktet e abuzimit seksual nga punonjësit e OBSH-së.
Të martën një komision i pavarur doli me një raport sipas të cilit stafi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka qenë në mesin e 83 punëtorëve që kanë abuzuar seksualisht gra dhe vajza, sa kanë qenë duke luftuar shpërthimin e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos
Ky llogaritet të jetë skandali më i madh në historinë e misioneve të OKB-së.
Thirrja e Ministrisë së Jashtme Franceze për Drejtorin e OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus që të ndërmarrë veprime brenda 10 ditëve vjen më pak se një javë pasi Franca, Gjermania dhe vende tjera njoftuan se e kishin emëruar atë për një mandat të dytë pesëvjeçar.
Afati për kandidaturat për pozitën e kreut të OBSH-së përfundoi më 23 shtator.
Komisioni, i cili ka intervistuar dhjetëra gra, të cilat kanë thënë se u është ofruar punë në këmbim të marrëdhënieve seksuale, ka gjetur se 21 nga 83 kryesit e këtyre veprave kanë qenë të punësuar nga OBSH-ja.
Gratë lokale gjithashtu dyshohet se janë dehur me pije, “janë zënë në pritë” nëpër spitale, janë detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe dy kanë mbetur shtatzënë.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se kjo gjë është e “paarsyetueshme”.
Ai u kërkoi falje viktimave duke thënë se “ajo që ju ndodhi juve nuk duhet t’i ndodhë askujt dhe është e pafalshme”.
(Kosova Sot Online)