Gjakovari lëshon muzikë në gjysmë të natës, policia i gjen heroinë në banesë
Policia në Gjakovë ka arrestuar një person i cili në gjendje të dehur ka lëshuar muzikë me zë të lartë dhe ka prishur qetësinë publike.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë, mesnatën e së mërkurës.
Gjatë kontrollit te i dyshuari, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike që dyshohet të jetë heroinë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Rr. Ali Ibra, Gjakovë 29.09.2021-02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka lëshuar muzikë me zë të larte me ç’rast ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike që dyshohet të jetë ”Heroinë”. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)