27 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore në Kosovë
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 247 pacientë.
27 pacientë janë në gjendje më të rënduar shëndetësore, ndërsa 172 janë me oksigjeno-terapi.l
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 53 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)25 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë
Spitali i Prizrenit, 14 pacientë
Spitali i Gjakovës, 20 pacientë
Spitali i Pejës, 45 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë
Spitali i Ferizajt, 19 pacientë
(Kosova Sot Online)