![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë
![Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/01/auto_mjet-shperthyes-730x440-1-600x3601633075764.jpg)
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Gjakovë ka gjetur dje një mjet shpërthyes, gjersa ishte duke kullotur bagëtinë.
Njësiti për deminim i FSK-së e ka bërë asgjësimin e mjetit shpërthyes.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Brekoc të Gjakovës.
“Lagja Brekoc, Gjakovë, 30.09.2021 – 08:15. Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke kullotur bagëtinë kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti për deminim i FSK-së ka bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)