Policia dënon 530 qytetarë, nuk respektuan masat kundër COVID-19

  • G.g /
  • 01 October 2021 - 10:23
Policia dënon 530 qytetarë, nuk respektuan masat kundër COVID-19

Në 24 orët e fundit Policia ka dënuar 530 qytetarë për shkak se nuk kanë respektuar masa anticovid.

Policia po ashtu bën të ditur e ka shqiptuar edhe 1005 tiketa trafiku për qytetarët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Brenda 24 orëve të fundit, kanë ndodhur edhe 64 aksidente trafiku, një me fatalitet, 26 me persona të lënduar kurse 37 me dëme materiale.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se janë arrestuar edhe 19 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 4 në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)