Marinsi i fotografuar duke tërhequr një foshnje në aeroportin e Kabulit po hetohet pasi mori pjesë në tubimin e Trump

  • G.g /
  • 01 October 2021 - 12:54
Marinsi i fotografuar duke tërhequr një foshnje në aeroportin e Kabulit po hetohet pasi mori pjesë në tubimin e Trump

Marinsi amerikan i fotografuar duke tërhequr nje foshnje mbi telat e aeroportit “Hamid Karzai” në Kabul, do të hetohet nga Ushtria Amerikane për shkak se mori pjesë në një tubim të Donald Trump të shtunën e kaluar në Xhorxhia.

“Departamenti i Mbrojtjes ka nisur një hetim për të verifikuar nëse është shkelur ndonjë rregull”, tha Kapiteni Kelton Cochran, zëdhënës i Njësisë së 24-t të Marinës.

Tetari Hunter Clark ndodhej në murin e aeroportit të Kabulit gjatë operacionit dramatik të evakuimit para marrjes së kompleksit nën kontroll nga Talebanët. Pamjet e tij teksa tërhiqte një foshnje në anën tjetër të rrethimit u bënë virale në rrjet.

Të shtunën, Clark doli krah ish-presidentit Trump në podium dhe u prezantua si “ai djali që tërhoqi beben në anën tjetër të murit”, fjali që u shoqërua me ovacione dhe thirrje “SHBA, SHBA”.

Por, është kundër rregullave të Departamentit të Mbrojtjes që efektivët në detyrë të flasin para një grumbullimi partiak politik, ose në fushatën e ndonjë kandidati.

Clark nuk u ngjit në podium me uniform dhe nuk bëri fushatë për ndonjë kandidat, edhe pse në vetvete, tubimi i Trump ishte për të mbështetur tre kandidatë republikanë në Xheorxhia.

https://www.facebook.com/watch/?v=1320406988396185

(Kosova Sot Online)